Të gjithë krah Vinicius në luftën ndaj racizmit, Disiplina i anulon kartonin e kuq

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 24.05.2023, 15:33

Vinicius Junior ka vendosur ta luftojë racizmin ndaj tij dhe ka gjetur mbështetjen e të gjithëve, përfshirë edhe LaLiga-n, që me vendimin e fundit ka treguar solidarizim ndaj yllit të Real Madrid, i cili në ndeshjen ndaj Valencias u ofendua me baza raciste nga një person në stadium.

Vinicius e identifikoi dhe tashmë ai person ka rënë në pranga. Ndërkohë, kartoni i kuq i marrë ndaj Valencias është anuluar nga Komisioni i Disiplinës dhe ai do të mund të luajë në ndeshjen e radhës. Në lidhje me gjestet raciste ndaj brazilianit janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë.

“Duke pasur parasysh pretendimet dhe video-provat e siguruara nga Real Madrid në lidhje me përjashtimin e Vinicius në minutën e 95-të të shtesës, komisioni disiplinor ka vendosur të anulojë ndëshkimin e këtij përjashtimi dhe të autorizojë brazilianin që të rikthehet në fushë të mërkurën kundër Rayo Vallecanos në Bernabeu për ndeshjen e 36-të të La Ligës”, shkruhej në njoftimin zyrtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit