Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar në Kalithea.
Skuadra DIAS e policisë greke, arrestoi shqiptarin pasi dyshohej se po përgatiste një atentat.
Shqiptari një 38-vjeçar është kapur rreth orës 19:00 në rrugën “Ifigenia” në Kalithea.
Pas kontrollit, shqiptarit iu gjetën dy krehra të mbushur me 16 fishekë dhe brenda një valixheje iu gjetën edhe 12 fishekë të tjerë si dhe iu sekuestrua 1 pistoletë Makarov e kalibrit 9 mm me 28 fishekë.