Jordi Alba do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona për të dalë lojtar i lirë dhe për të nisur një aventurë të re, ku me shumë mundësi do të vijojë në Arabinë Saudite.
Kontrata aktuale e mbrojtësit të majtë përfundon në qershor të vitit 2024. Megjithatë, para pak javësh, “El Chiringuito” raportoi se ai kishte pranuar tashmë një ofertë nga Al Hilal.
Pas Busquets, Barcelonës i largohet një tjetër legjendë e klubit. Pas 11 vitesh dhe 18 trofeve të fituar, Joirdi Alba vendos të largohet nga Katalunja, ku edhe hodhi hapat e parë si futbollist.