Durrës/ 21-vjeçarja bie nga kati i katërt, vdes në vend

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.05.2023, 12:51

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në qytetin e Durrësit. Një 21-vjeçare ka rënë nga ballkoni i apartamentit ku jetonte, e për pasojë ka humbur jetën. Sipas policisë, dyshohet se vajza ka rënë aksidentalisht.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i pallatit ku banonte, shtetasja D. M., 21 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit