Kris arma në Podujevë, plagoset një person

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.05.2023, 11:04

Policia ka njoftuar për një përleshje mes disa personave dje në Podujevë. Gjatë përleshjes një person është plagosur me armë zjarri.

Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË/ Podujevë 23.05.2023 – 10:48. Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë, një person mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor, po ashtu tre meshkuj kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri. Të gjithë të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar. Me vendim të prokurorit, një i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit