Dhunoi me çekan kalin e tij derisa ngordhi, policia mjaftohet me një procedim për Tanin nga Lushnja

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.05.2023, 10:32

Ditën e djeshme në redaksinë e JOQ Albania, mbërriti një video ku Tan Gjyla nga Lushnja dhunonte me çekan kalin e tij, derisa ai ngordhi.

Këtë video, Tani e kishte publikuar në Tik Tok, por më pas e fshiu.

Videoja e dhimbshme, ku tregohej qartë keqtrajtimi i kafshës së gjorë, u publikua nga JOQ, në mënyrë që Policia të ndërmarrë masa për personin në fjalë.

Pasi JOQ, dënoi rastin e dhunës ndaj kafshëve, që vlen të theksohet është një fenomen shqetësues në Shqipëri, Policia është mjaftuar që për rastin në fjalë, të procedojë penalisht, Tan Gjylën nga Lushnja, personin që i ra dy herë me çekan në kokë, kalit të gjorë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, pasi ky shtetas është shfaqur në një video të publikuar në rrjete sociale, duke goditur me sende të forta një kafshë shtëpiake (kalë).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit