Burri masturbohet në mes të Tiranës, qytetari: Përballë tij ishin dy adoleshente

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.05.2023, 10:12

Rastet e maniakëve në Tiranë, por jo vetëm, janë shtuar shumë në Shqipëri. Ngacmimet seksuale në rrugë, autobus, dhe në shumë vende të tjera publike, por edhe në punë, është një fenomen që denoncohet shumë shpesh në redaksinë e JOQ.

Së fundmi, një qytetar ka dërguar në redaksi një video ku duket një burrë që masturbohet në Muzeun, nga ana e rrugës së Durrësit. Siç shihet në pamje, burri, kryen veprime të turpshme në një ambient publik ku kalojnë fëmijë e të rritur.

Sipas qytetarit, përballë burrit që masturbohet në mes lulishtes, në Tiranë, kanë qenë dy vajza adoleshente. Personi në fjalë është i veshur me një bluzë ngjyrë blu dhe mban në kokë një kapele, teksa kryen veprimet e turpshme pa u shqetësuar aspak.

Qytetari:

Na mbyten manjakt. Tek muzeu nga ana e rruges durresit. Pz eshte me i vra perball ishin dy vajza adoleshente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit