Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.05.2023, 09:17

Komunikacioni në vend po zhvillohet pa ndërprerë dhe në rrugë të thata, njoftojnë nga LAMM.

Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit