Shqiptari i Kosovës i lodhur me gropat e rrugës që të dërgojnë në Shëngjin: Oj nëna Shqipëri a do rregullohesh ndonjëherë?

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.05.2023, 09:22

Në Shqipëri, mjaft akse kryesore, rrugë dytësore, mes lagjeve periferike, por dhe në fshatra janë lënë totalisht në harresë.

Të zhytura mes baltës, gropave me ujë, dhe pa ndriçim, shumë rrugë në Shqipëri janë kthyer në makthin e shoferëve, por dhe këmbësorëve.

Së fundmi, një shqiptar i Kosovës ankohet në JOQ, për një rrugë të degraduar që të dërgon në Shëngjin të Lezhës.

Kalimi i automjeteve të vogla është thuajse i pamundur nga degradimi i këtij segmenti rrugor i cili të çon drejt Shëngjinit.

Degradimi i rrugës drejt Shëngjinit, përbën një problem edhe për turizmin, pasi kalimi në atë rrugë streson pushuesit vendas e të huaj.

Pas ankesave të shqiptarit të Kosovës, shpresojmë që Bashkia Lezhë, të marra masa dhe të rregullojë rrugën në fjalë.

Qytetari:

Oj nëna Shqiperi a dot rregullohet ndonje her kjo rrug se shkun makinat per lesh. Osht rruga kryesore qe te dergon shengjin Lezhe. Ne kosovaret skem mudnsi tjeter per me shku aty. 1km osht ose me shum e gjat e gjitha me prerje te rruges tash e sa vite

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit