Hodhi embrionin në Tiktok, për JOQ infermierja: Është foto interneti

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.05.2023, 09:09

Mbrëmjen e djeshme, JOQ Albania publikoi një video të bërë virale lidhur me një infermiere-mami ndihmëse në spitalin Rajonal të Elbasanit e cila kishte publikuar një video në TikTok ku shfaqte një embrion të abortuar.

Vajza që vazhdon studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, kishte publikuar një video në Tik Tok të cilën më pas e kishte fshirë, ku tregonte kolegët e saj në sallën e operacionit, embrionin e një foshnje pas aborti, gjakun e pacientëve, pajisjet e spitalore dhe veten e saj duke pozuar korridoreve të spitalit.

Pas publikimit të lajmit lidhur me rastin ka reaguar vetë për JOQ infermierja Silvana C.

Ajo shkruan se videoja është marrë nga interneti dhe se e ka postuar pa dashje në rrjetin e saj social.

Nga kërkimi i bërë në rrjet, motorët e Google nuk e kanë vërtetuar deklaratën e infermieres se janë pamje të marra në internet, pavarësisht kësaj, redaksia qëndron në pritje të përgjigjes së infermieres.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit