Babai i 20-vjeçarit shqiptar të vrarë në Suedi: Kemi hapur dyert e mortit, por s’po e qajmë dot djalin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.05.2023, 07:50

Më datë 8 maj, u regjistrua një sherr me thika ka ndodhur në një disko në Suedi. Gjatë konfliktit Lauren Spaho 20 vjeç u qëllua 25 herë me thikë nga disa arabë.

Shqiptari ndërhyri për të shuar sherrin, por u vra në mënyrë makabre. 20-vjeçari nga Korça ishte në disko bashkë me disa bashkëmoshatarë të tij me kombësi arabe, të cilët e qëlluan.

Së fundmi Alket Spaho, babai i 20-vjeçarit shqiptar që u vra në Suedi kërkon ndihmë nga institucionet shqiptare për ta sjellë trupin e 20-vjeçarit në Shqipëri.

Mes dhimbjesh e lotësh, ai thotë se ka hapur dyert e mortit, por s’po e qajnë dot djalin.

Babai i 20-vjeçarit shqiptar të vrarë në Suedi:

Në vend që të na merrnin ata në telefon, i kemi marrë ne. Ata s’dinin gjë! Kërkuam informacione se çfarë ka ndodhur, për trupin e djalit. Kur do të na e sjellin. Kontaktuam me suedezët dhe na thanë se për 1 javë. Kurse këta të Ambasadës na thonë për 1 muaj. Po na e vrasin për herë të dytë djalin, kjo është vrasje e dytë. Shteti s’po na ndihmon. Na thonë do paguani shpenzimet. Shkojnë mbi 30 mijë euro. Ne kërkojmë mbështetje, kemi hapur dyert e mortit po s’po e qajmë dot djalin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit