Theu dhëmbët duke pirë kafe, e reja vendos proteza por nuk flet dot

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.05.2023, 23:19

Një vajzë ka treguar se si i humbi dhëmbët në moshën 19-vjeçare pasi i përplasi duke pirë një filxhan kafe.

Natalie Lacasse, nga Vankuveri, Kanada , i mbijetoi një aksidenti të tmerrshëm automobilistik kur ishte 18 vjeç. Ilaçet kundër dhimbjeve që iu dhanë kishin një efekt anësor mjaft të pakëndshëm, duke i shkaktuar asaj të vjella për muaj të tërë, gjë që i dobësoi jashtëzakonisht dhëmbët. Kjo bëri që në prill të vitit 2019 ajo të humbte të gjithë dhëmbët e saj teksa pinte kafe dhe të shpenzonte 5,000 dollarë për protezat.

Por protezat i pengonin të folurën dhe asaj iu desh të mësonte të fliste edhe njëherë në moshën 19-vjeçare.

U largova nga dentisti dhe shkova të flisja me nënën time në telefon dhe nuk munda. Javën e parë me të vërtetë nuk e dija se çfarë po bëja, isha shumë e mërzitur. Nisja të shihja video se si flasin njerëzit që kanë pengesa në të folur dhe aty u përmirësova. Ishte e turpshme kur më binin dhëmbët teksa flisja, prandaj fillova të lexoj libra me zë të lartë në kuzhinë. Shihja video dhe flisja me veten me zë të lartë për të parë nëse po tingëlloja mirë dhe kështu mësova të flas sërish.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit