I gërvishtën makinën e parkuar, qytetarja: “Fuoristrada” gri të marrë përgjegjësinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.05.2023, 21:47

Edhe pse në parkim, një qytetare thotë se dikush i ka goditur makinën sot dhe është larguar.

Ajo thotë se ditën e sotme rreth orës, 11-12, një mjet tip "Fuoristradë" gri me karroceri i ka goditur e gërvishtur makinën që kishte parkuar te ish-Stacioni i Trenit përballë dispancerisë.

Qytetarja i kërkon personit që ka i ka shkaktuar këtë dëm që të paraqitet sa më parë dhe të marrë përgjegjësinë. Ajo thotë se ka edhe pamjet e kamerave të sigurisë, prandaj personi me 'Fuoristradë' gri duhet të përgjigjet para se rasti të denoncohet në polici.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni edhe dëmin që i është shkaktuar qytetares.

Denoncimi i qytetares:

Përshëndetje JOQ! Kam nevojë për ndihmen tuaj, nëse mundeni te me postoni kete sms!? Me kanë goditur makine ne vend parkim, doja ti beja thirje personit që më ka dëmtuar të vi dhe te përgjigjet për dëmin qe ka shkaktuar. Do pres deri neser sepse do e denoncoj ! Kam edhe pamjet e kamerave. Makina ishte me karroceri gri e errët.

Do isha shume mirënjohes nese do ma postonit. Faleminderit. Pamjet që disponoj tani nuk i kam shum të qarta. Neser do marr pamjet ballore! Ngjarja ka ndodhur sot Paradite rreth ores 11-12,ish stacioni trenit perballe dispancerise. Makina qe me ka goditur eshte foristrade me karroceri gri e erret! Por neser do marr pamjet që ta identifikoj tamam.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit