Rruga Herbel-Peshkopi “harta-harta”, asfalti i mjeruar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.05.2023, 20:03

Infrastruktura vijon të mbetet problematika kryesore me të cilën përballen qytetarët shqiptarë nga Veriu në Jug të vendit.

Në shumë zona rrugët janë në gjendje të mjerueshme e të pashtruara, ndërsa në disa të tjera janë të shtruara si mos më keq e të amortizuara.

Edhe në Peshkopi, gjendja e rrugëve "të shtruara" lë shumë për të dëshiruar. Në segmentin rrugor Herbel-Peshkopi rruga është "harta-harta" për shkak të gropave të krijuara në asfalt.

Qytetarët thonë se kjo rrugë është e katandisuur dhe askush nuk kujtohet për rregullimin e saj apo faktin se makinat po shkatërrohen çdo ditë e më shumë.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq, rruga nacionale maqellare peshkopi, hera e pare qe para se te hyje ps katandiset ne kete gjendje. Ose me sakte ruga herbel-peshkopi, se nga maqellara e kane regulluar deri ne herbel

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit