Askujt nuk i intereson për incidentet, në rrjetet sociale reklamohen skafe me qira

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.05.2023, 19:27

Jemi në fund të muajit maj dhe sezoni veror është çelur.

Bregdeti shqiptar vijon të mbetet më i vizituari nga turistët vendas dhe të huaj. Por "operatorët turistikë" për të përfituar sa më shumë prej tyre janë të gatshëm të ofrojnë edhe shërbime të paligjshme dhe të rrezikshme për jetën e pushuesve.

Në rrjetet sociale, së fundmi po reklamohen skafe me qira në zonën e Ksamilit. Në njërin prej këtyre njoftimeve, të denoncuar nga një qytetar, thuhet se për të marrë një skaf me qira për një ditë nuk është e nevojshme një leje drejtimi pasi mjaftojnë vetë lekët. Gjithashtu në reklamë thuhet se një skaf i tillë mban deri në 8 persona ndërsa çmimi varion nga 130 euro.

Qytetari më tej thotë se askujt nuk shqetësohet nëse ndonjë nga këto persona rrezikon jetën e pushuesve në plazh ashtu siç ndodhi vitin e kaluar.

Kujtojmë se vitin e kaluar incidentet me mjete lundruese, skafe dhe motor uji ishin të shumtë. Në njërin prej tyre, ish-efektivi i policisë Arjan Tase goditi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdiu, e cila ishte duke u larë bashkë me familjarët në plazhin e Potamit, Himarë. E mitura nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda që mori.

Pavarësisht këtij incidenti dhe shumë të tjerëve të ndodhur verën që lamë pas, askush nuk interesohet për sigurinë e pushuesve.

JOQ ALBANIA ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme rrezikun që këto mjete lundrues mbartin për pushuesit që zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet vetëm por edhe me fëmijët.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ. Dua te denoncoj rastin e meposhtem ku faqje te ndryshme reklamojne rent te skafeve ne Ksamil, ku mjafton tju japesh vetem leket e per leje te vozitjes nuk i behet fare vone. Pra nuk u behet vone nese ndonje x persone pa pervoje vozitjeje mund te shkyej turistet ne plazh nga mos dija siv kemi patur raste ne te kaluarën

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit