Britania ashpërson masat: Studentët e huaj nuk do lejohen të marrin me vete partnerët ose familjarët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.05.2023, 18:34

Shumica e studentëve të huaj do të ndalohen të marrin anëtarët e familjes në Britani sipas planeve të reja të qeverisë britanike për të ulur emigracionin.

Qeveria britanike thotë se vetëm një numër i kufizuar i atyre që vijnë nga jashtë për të studiuar në Mbretërinë e Bashkuar do të lejohen të sjellin partnerët ose fëmijët e tyre në vend nga janari i vitit të ardhshëm.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman zbuloi këtë pasdite një paketë kufizimesh të reja për studentët e huaj, që synojnë të ndihmojnë në uljen e migrimit neto në 'nivele të qëndrueshme'. Sipas planeve të saj:

– Studentëve të huaj do t'u ndalohet të sjellin me vete persona në Britani, përveç nëse ata janë në programe kërkimore pasuniversitare

– Studentët e huaj nuk do të jenë më në gjendje të kalojnë nga rruga studentore në rrugët e punës për të qëndruar në Mbretërisë së Bashkuar përpara se të kenë përfunduar studimet e tyre

– Do të bëhen përpjekje për të shtypur 'agjentët e arsimit që mund të mbështesin aplikime të papërshtatshme për të shitur imigracionin dhe jo arsimin'.

Këto plane të qeverisë britanike pritet të reduktojnë imigracionin nga 120,000 deri në 150,000, bazuar në shifrat e vitit 2023. Shifrat e publikuara tashmë të Home Office tregojnë se 485,758 viza studimi të sponsorizuara u dhanë vitin e kaluar, që ishte një nivel i ri i lartë. Gjatë 12 muajve të fundit janë dhënë 135,788 viza për personat në ngarkim si partnerët ose fëmijët të studentëve të huaj.

Vlen të thuhet se masa të tilla ndikojnë shumë te shqiptarët që zgjedhin studentët si mënyrë për të siguruar viza qëndrimi në Britani. Janë të shumtë studentët shqiptarë që marrin me vete në Britani partnerët ose anëtarë të tjerë të familjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit