Rastet e manjakëve që përfitojnë në urbanët e Tiranës janë të shumta dhe gjithmonë JOQ ALBANIA zgjedh që t’i denoncojë. Së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA ka mbërritur një rast, ku një burrë, prek nga të pasmet një vajzë të re.
Siç shihet edhe nga videoja, ai prek vazhdimisht nga të pasmet vajzën. Burri bën sikur i shkon dora aksidentalisht, por në fakt vihet re që ai e bën me qëllim.
Videoja është dërguar nga një qytetar, që ka qenë i pranishëm në vendngjarje. Ai e ka kuptuar se çfarë ka bërë zotëria dhe e ka filmuar.
Megjithatë, ai nuk ka gjetur guximin të reagojë, gjithashtu edhe vajza që ka rënë viktimë e këtij manjaku.
#Tiranë/ Manjaku nuk ndalet së prekuri të pasmet e vajzës në autobus pic.twitter.com/GapSNsvFP5
— JOQ Albania (@JoqAlbania) May 23, 2023