I ati i 7-vjeçares që u vra nga shqiptarja: Dua drejtësi, vrasësja s’duhet të ishte në Britani

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.05.2023, 17:06

Shqiptarja Eltiona Skana masakroi me thikë për vdekje 7-vjeçaren, Emily Jones në një park në Bolton, para prindërve të vogëlushes.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës, më 22 mars të 2020, ndërsa Skana u arrestua në vendngjarje.

Shqiptarja e kapi fëmijën dhe e goditi atë me thikë në fyt ndërsa ishte duke hipur në skuterin e saj në një park në Bolton.

Babai i 7-vjeçares së vrarë mizorisht thotë se Emili ishte fëmija e vetme në familjen e tij dhe se ishte gjithçka kishte.

Ndër të tjera ai thotë se nëse Home Office do të kishte bërë punën siç duhet, shqiptarja nuk do të kishte qenë fare në Mbretërinë e Bashkuar.

Tashmë 33 vjeçe, shqiptarja u përshkrua nga babai i vogëlushes së ndjerë, si një “bombë me sahat”.

Shqiptarja shkoi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2014 me kamion dhe iu dha azil pasi mashtroi duke thënë se ishte viktimë e shfrytëzimit seksual.

I ati i të miturës:

Nëse Home Office do ta kishte bërë punën e tyre siç duhet, Skana nuk do të kishte qenë këtu. Ajo u tha dy herë mjekëve se gënjeu në kërkesën e saj për azil, në 2015. Skana erdhi në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni në vitin 2014 dhe iu dha azil, pavarësisht se Zyrës së Brendshme iu tha se ajo kishte gënjyer se ishte viktimë e shfrytëzimit seksual.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit