Tiranë/ Aksidentohet punonjësi i ndërtimit tek “Univers City”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.05.2023, 16:52

Një punonjës ndërtimi i kompleksit UNIVERS CITY është aksidentuar së fundmi në punë. Mësohet se ai është plagosur rëndë dhe në vendngjarje ka mbërritur ambulanca. I plagosuri, 26 vjeç, është dërguar me urgjencë drejt spitalit dhe ende nuk dihet gjendja e tij aktuale.

Së fundmi në Shqipëri janë regjistruar shumë aksidente të punonjësve të ndërtimit. Në shumicën e rasteve ata punojnë pa mjete sigurie dhe pa veshjet e duhura.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.05.2023, në rrugën "Besnik Hidri", në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi E. H., 26 vjeç. Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit