Vrau ish-bashkëshorten në Gjermani, Besmiri kërcënonte me jetë dhe vajzën e tij 7-vjeçare

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.05.2023, 16:42

Personi në foto është Besmir Ademi. Me origjinë nga Mitrovica, shqiptari akuzohet se vrau ish gruan e tij, Jetmira Bekën.

Ngjarja ndodhi në Ahen të Gjermanisë, në sy të motrës së Jetmirës.

Viktima, 28-vjeçe, kishte 3 fëmijë me ish-burrin që e vrau, Besmirin i cili pas një debati, mori thikën dhe goditi disa herë Jetmirën.

Çifti kishte dy muaj që ishin divorcuar, pasi Besmiri e dhunonte shpesh herë Jetmirë, madje dhe në sy të fëmijëve të vegjël.

Pas ngjarjes tragjike, familjarët e së ndjerës, janë shprehur për mediat se vajza e tyre Jetmira, ka përjetuar momente dhune nga më të ndryshmet.

Ka qenë nëna e viktimës, ajo që ka deklaruar publikisht se Jetmira është rrahur me kabull nga koka te këmba, është plagosur me thikë e çelësa makine.

Nëna e Jetmirës, tregon ndër të tjera se ish-dhëndri, kërcënonte me jetë vajzën e tij 7-vjeçare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit