Vrasja e shqiptares në Itali, Anila e lidhur me babain e “vëllait” që mbante në shtëpi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.05.2023, 16:52

Pak kohë më parë në Itali u vra 38-vjeçarja shqiptare, Anila Ruçi. Në lidhje me këtë ngjarje, autoritetet italiane kanë arrestuar 30-vjeçarin Osman Bylyku me të cilin Anila jetonte dhe e prezantonte te fqinjët si vëllain e saj.

Por së fundmi është mësuar se në fakt Anila ka qenë në një lidhje dashurore me babain e Osmanit dhe i kishte kërkuar ndarjen pasi ajo do të martohej me një shtetas italian që kishte njohur në zonën e Scaldasole ku dhe jetonte.

Ajo madje i kishte kërkuar Osmanit që të largohej nga shtëpia e saj pasi nuk donte ta kishte më si bashkëjetues. Anila verën e këtij viti do martohej me një italian rreth 50-vjeç, por planet e saj mbetën të parealizuara pasi u vra më 19 prill në banesën e saj.

Osman Bylyku me të cilin ajo jetonte u gjet i plagosur me thikë, por pas shtrimit në spital u arrestua pasi dyshohet se ka inskenuar plagosjen e tij pasi ka vrarë Anilën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit