Trafikonte kokainë, burg për shqiptarin e martuar me policen angleze

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.05.2023, 16:22

Është burgosur në Angli burri i një ish-policeje angleze.

Me origjinë nga Shqipëria Julian Agalliu, 47 vjeç, akuzohet për shitje kokaine përmes markës së orëve luksoze Hublot.

Shqiptari përdori një aplikacion të koduar për të shpërndarë kokainë dhe kanabis.

Shqiptari ishte i martuar me oficeren e policisë, e identifikuar si Rasvinder Agalliu, 45 vjeçe.

Pasi u kap nga policia Agalliu u dënua me 18 vjet burg për furnizim me drogë i kryer në bashkëpunim.

Kokaina u gjet në shtëpinë e tyre në Hadley Wood, në Londrën Veriore.

Pas arrestimit të shqiptarit policja, u përjashtua nga forcat Met të Londrës dhjetorin e kaluar pasi më shumë se 27,000 £, para të thata, u gjetën në shtëpinë e çiftit në vitin 2020.

Prokurori William Davis tha:

Agalliu dhe McNeil-Duncan u identifikuan si përdorues të EncroChat. Ato pajisje janë përdorur për të organizuar furnizimin e sasive të mëdha të kokainës dhe kanabisit. Ishte një sistem komunikimi i sigurt e përdorur nga kriminelët e organizuar. Ata besonin se kjo i mbante jashtë mundësive të përgjimit dhe si rezultat arrestimit nga agjencitë ligjzbatuese. Një faktor që rëndon më tej situatën është përdorimi i metodave të sofistikuara të teknologjisë për të shmangur zbulimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit