Vrau Arjan Gosën në sy të babait, dorëzohet Habib Rexha

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.05.2023, 15:55

Është dorëzuar në polici, vrasësi i Arjan Gosës, Habib Rexha. Mësohet se pas negociatave me familjarët ai është dorëzuar dhe tashmë ndodhet në komisariatin e Kavajës.

Rexha, vrau me plumb në kokë Arjan Gosën, në sy të babait të tij. Sipas Rexhës, kjo ishte një hakmarrje për vrasjn e vëllait të tij nga vëllai i Arjan Gosës.

“Unë jam Habib Rexha, ky është Fadil Rexha, babai im. Me dëshirën time do vetëdorëzohem në Komisariatin e Kavajës dhe me kërkesën e familjes time”– thotë 31-vjeçari në një video.

Shkak për ngjarjen që tronditi Kavajën, është bërë një përplasje mes fiseve Gosa dhe Rexha për konfliktin e ndodhur në mars të këtij viti, kur Edmond Gosa, vëllai i Arian Gosës dhe Altin Rexha, vëllai i autorit të krimit të ndodhur dy ditë më parë, u konfliktuan me njëri tjetrin për një shkaqe banale dhe të dy ndërruan jetë pas plagëve të marra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit