Opozita dhe mazhoranca bien dakord, rritje pagash për deputetët, ministrat, kryeministrin dhe presidentin!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.05.2023, 15:42

Gjatë ditës së sotme, në Komisionin e Ekonomisë, opozita dhe mazhoranca, janë bërë bashkë dhe kanë miratuar projektligjin për rritjen e pagave për deputetët, ministrat, kryeministrin dhe presidentin.

Tashmë ministrat, do të marrin një rrogë prej plot 329 mijë lekësh, nga 228 mijë lekë të reja që e kanë aktualisht.

Rroga e një deputeti është 156 770 dhe do të rritet në 310 mijë lekë të reja.

Paga e kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit do të shkojë rreth 395 mijë lekë dhe rroga e Presidentit nga 57 mijë lekë do të shkojë në 425 mijë lekë të reja.

Drafti do të kalojë në seancë plenare të enjten së bashku me propozimet e komisionit të ekonomisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit