Arrestohet në Greqi Laert Haxhiu

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.05.2023, 14:37

Laert Haxhiu, një nga personazhet më të rrezikshëm të botës së krimit është arrestuar së fundmi nga policia greke. Policia në Greqi ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit shqiptar shumë të kërkuar Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë, i cili kishte ndryshuar dokumentet e identifikimit, njofton policia.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit