Marrëveshja për të burgosurit/ Anglia do të paguajë shqiptarët e dënuar që të largohen

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.05.2023, 14:19

Është finalizuar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Anglisë lidhur me dënimin e mbetur të të dënuarve shqiptarë në Londër.

Marrëveshja në fjalë, do të çojë përpara marrëveshjen e vitit 2020 dhe sipas saj, pala angleze do të paguajë sipas kostove të Shqipërisë për çdo të burgosur që do sillet në vendin tonë.

Në qelitë angleze vuajnë dënime për vepra të ndryshme penale, 1536 persona mes tyre 17 persona dënuar për vrasje.

Ndërkohë edhe në një artikull të publikuar së fundmi nga BBC, mësohet se personat e deportuar në Shqipëri tregojnë se kanë marrë nga 1500 euro nga qeveria britanike, teksa shumë prej tyre pranojnë se do të tentojnë sërish për t’u rikthyer në Britani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit