Pas shumë kërkimesh pjestarët FSK-së kanë nxjerr nga ujërat trupin e pajetë të 4 vjeçarit i cili kishte rënë në kanalin e Ibër-lepencit në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.
4 vjeçari po kërkohej që nga dje nga forca të mëdha të kërkim shpëtimit.
Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçar ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit.
Edhe pas kërkimeve deri në orët e mbrëmjes ai nuk ishte gjetur. Fotografinë e viktimës e ka publikuar kryetari i degës së VV-së në Vushtrri, Sylejman Meholli.
“Kur dhimbja të humbet fjalët! I dashur shok Artan, e dashur familje Mehana, pranoni ngushllimet më të thella aq sa vështirë të gjendën fjalët për t’i thënë për vdekjen tragjike të fëmijut tuaj. Jemi bashkë në këtë dhimbje që ka prekur thellë në shpirt secilin nga ne. Zoti ju dhashtë forcë e sabër ta përballoni këtë dhimbje kaq të madhe. Shpirti i pafajshëm i engjullit tuaj qoftë në xhehnet!”, ka shkruar Meholli.