Në një lokal në Kavajë, Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Ky i fundit pas ngjarjes, ka dëshmuar në Prokurori për gjithë ngjarjen. Ai ka deklaruar se asgjë ne Arjanin, kishin dalë për të parë një ndeshje futbolli në lokal, pasi nuk ruheshin sepse mendonin që familja Rexha e kishte mbyllur konfliktin me ta, pasi më 29 mars 2023, vëllai i Habibit, Altin Rexha dhe vëllai i Arian Gosës, Edmond Gosa, mbetën viktima pas një sherri banal.
“Ne nuk mendonim se ngjarja e marsit do të vazhdonte. Në ngjarjen e parë, vdiqën të dy. Nuk kishte pse të vazhdonte më kjo histori. Ne nuk ruheshim, pasi nuk na shkonte në mendje që familja Rexha do të vazhdonte hakmarrjen. Djali im Arjani kishte ardhur vetëm pak ditë më parë nga Italia, sepse jetonte atje. Të dy bashkë dolëm që të pinim kafe dhe të ndiqnim ndeshjen Napoli-Inter. Ishim ulur të ajo tavolina aty, pasi konsumonim cigare dhe ishim kthyer me shpinë nga rruga dhe po shikonim ndeshjen. Nuk e pamë fare që autori erdhi. Vetëm kur plasi arma. Ktheva kokën dhe pashë që Arjani u këput, ndërsa pas meje një person iku me vrap. U shokova kur pashë tim bir të goditur në kokë. S’kishte asnjë shpresë, humbi jetën menjeherë. Unë nuk di çfarë të them më shumë,"-ka deklaruar babai i Arjan Gosës.