Policia e akuzoi se mbolli opium në oborrin e shtëpisë, lirohet mësuesi nga Drithasi

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 23.05.2023, 13:21

Vetëm para pak ditësh bëri bujë lajmi i kultivimit të bimës së opiumit në vendin tonë, me policinë, që kishte gjetur në kopshtin e një mësuesi të fshatit Drithas, një bimë të dyshuar si opium, që është një nga drogat më të forta dhe të dëmshme.

Pasi e kishte mbikëqyrur zonën përreth me civilë dhe policë, policia arrestoi mësuesin Tolem Lamaj, i cili ishte edhe pronari i bahçes ku u gjet bima e dyshuar si opium. Ndërkohë, pas verifikimit edhe nga mediat dhe ajo që bënë me dije fshatarët, prapaskenat ndryshuan rrjedhën e ngjarjes.

Sipas raportimeve, lulja që policia e ka deklaruar si opium, ka mbirë vetë në bahçen e Lamajt dhe ky i fundit ka refuzuar kultivimin e kësaj bime, duke u shprehur se nuk e kishte dëgjuar asnjëherë fjalën opium. E në fakt, pas verifikimeve, mund të themi se këtë lule e shohim gjithandej nëpër fshatrat e Shqipërisë.

Pas hetimeve, ditën e sotme gjykata ka dhënë masën e sigurisë për Tolem Lamajn, duke e liruar dhe i dhënë masën detyrim paraqitjeje. Ai ka thënë se arrestimi e ka rënduar psikologjikisht, ndërsa tashmë beson te vendosja e drejtësisë në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit