PSG-ja gati të largojë Neymarin, nisin negociatat me gjigantët e Manchester United

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 23.05.2023, 13:07

Prestigjiozja “L’Equipe” është hapur ditën e sotme me lajmin e bujshëm të largimit të Neymar nga PSG-ja në verë, pas gjithë pakënaqësisë së tifozëve ndaj brazilianit.

Gazeta franceze shkruan se lojtari dhe klubi i PSG-së janë pro largimit dhe ka nisur puna për gjetjen e një klubit të ri për brazilianin, i cili i ka kushtuar francezëve plot 222 milionë euro.

Në kuadër të këtyre lëvizjeve, mësohet se Manchester United është shfaqur në derën e “Djajve të Kuq” për të kërkuar shërbimet e brazilianit, ku huazimi mbetet zgjidhja më e mundshme.

Palët janë në negociata dhe Neymar është i hapur për një kalim të mundshëm në Angli. Në të shkuarën braziliani ka qenë pranë një transferimi të mundshëm te Manchester City.

PSG-ja në verë pritet të humbasë edhe një tjetër yll të madh, Lionel Messin, i cili po përgatit një rikthim të mundshëm te Barcelona, teksa ka edhe opsione të tjera në tavolinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit