Plas grushti në Kishën e Laçit, rojet private konfliktohen me shitësit ambulantë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 23.05.2023, 12:00

Një incident është regjistruar ditën e sotme në vendin e shenjtë të Kishës së Laçit. Mësohet se rojet private të objekti kulti janë konfliktuar fizikisht me shitësit ambulantë.

Raportohet se pas konfliktit ka mbetur i lënduar një nga rojet, teksa shkaku i ngjarjes dyshohet të ketë qenë tentativa e rojeve private për të nxjerrë shitësit ambulantë jashtë territorit të Kishës.

Në lidhje me këtë çështje, shefi i sigurisë së objektit ka bërë një denoncim, ku mes të tjerash shkruan: “Shitja në territorin e Kishës është e paligjshme. Të ndërhyjë policia për të larguar ambulantët”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit