Flet familjari i 28-vjeçares që u vra në Gjermani: Ish-burri ia plagosi edhe motrën viktimës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.05.2023, 12:12

Jetmira Beka u privua nga jeta në moshën 28-vjeçare nga ish-burri i saj, të shtunën në një parking në Aachen të Gjermanisë. Lidhur me rastin tragjik, ka folur Xh.B., familjar i viktimës.

Xh.B., deklaroi se 28-vjeçarja kohët e fundit ishte ndarë me burrin e saj 37-vjeç dhe se i njëjti vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Në momentet kritike, ai tha se viktima kishe qenë me motrën e saj e cila poashtu është plagosur me thikë në dorë nga i dyshuari.

Motra e viktimës 18-vjeçare ka pësuar lëndime në dorë dhe sipas Xh.B., ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Po vazhdimisht ka përdorur dhunë dorasi, kohën e fundit janë ndarë. Pastaj ka ardhë akti…”, tha Xh.B., për express.Ai deklaron se krimi ndodhi në sytë e motrës 18-vjeçe.

“E ka vra në sy të motrës, motrën 18-vjeçe e ka plagos. Në tentim me ndal dhunën-aktin, e ka plagosë edhe atë”, tha ai.

18-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetë.

“Plagë në dorë ka marrë, është jashtë rrezikut për jetën”, pohoi ai.

Për tragjedinë që tronditi edhe Kosovën ai tha se nuk i dinë motivet.

37-vjeçari ndodhet në paraburgim, ndërsa mediat e huaja kanë raportuar se as prokuroria atje nuk ka dhënë shumë detaje për rastin.

Sipas prokurorit, gruaja vdiq në vend, në parkingun ku u sulmua të shtunën rreth orës 19:00.

Prokuroria është duke e hetuar rastin, ndërsa burri akuzohet për vrasje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit