Si dyshohet që ra 4 vjeçari në kanalin e Ibër-Lepencit, doli për t’i dërguar lopët në livadh

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.05.2023, 11:05

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçar ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit.

Edhe pas kërkimeve deri në orët e mbrëmjes ai nuk është gjetur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se mbrëmë është ndalë kërkimi, kurse sot pritet të filloj përsëri.

Rrethanat se si ka ardhur deri te rënia e fëmijës në kanalin e Ibër-Lepencit nuk dihen.

E për rastin ka folur Sadik Krasniqi, i cili është daja i katërvjeçarit.

“Ai së bashku me një djalë tjetër më të rritur e kanë lëshuar lopën për të kullotur afër shtëpisë dhe e kanë sjell tek kanali. Thuhet se djali ka rënë në kanal dhe për fatkeq nuk është gjetur ende”, tha ai për Klan Kosova.

“Ka qenë i shoqëruar me djalin e hallës së tij. Ai nga paniku nuk ka mundur që të tregojë se si ka ndodhur rasti derisa është qetësuar e më pas ka ardhur e ka treguar gojarisht se këtu ka rënë në. Dhe ende nuk dihen gjurmët”, tha Krasniqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit