Nga ndërrimi i pasportave, qeveria do të inkasoj 32 milion euro

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.05.2023, 12:16

Rreth një milion pasaporta të vlefshme të qytetarëve duhet të ndërrohen brenda 8 muajve. Kjo për faktin se sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme vetëm 40 për qind e pasaportave mbajnë emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Qytetarët ankohen se do të duhet të paguajnë sërish për ndryshimin e dokumenteve personale që ende nuk kanë skaduar. Një pjesë e tyre mendojnë se nuk duhet të paguajnë vetëm për shkak se shteti ka ndryshuar ligje apo ka ratifikuar marrëveshje ndërkombëtare.

Nëse pasaportat për të rritur, kushtojnë 2.300 denarë, ndërsa për fëmijët 1.700 denarë, shteti do të paguajë mesatarisht 2.000 denarë për pasaportë.

Kështu, sipas llogaritjeve të Rel, për një milion pasaporta të reja, shteti do të inkasoj nga qytetarët e varfër mbi mbi 32 milionë euro.

Avokati i Popullit, Naser Ziberi kritikon qeverinë pse të gjitha shpenzimet për ndërrimin e dokumenteve personale që dalin nga Marrëveshja me Greqinë duhet t’i paguajnë qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit