Punonjësit e Filarmonisë sot protestojnë para Ministrisë së Kulturës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.05.2023, 10:57

Sot në ora 11:00, punëtorët e Filarmonisë së Maqedonisë do të protestojnë para Ministrisë së Kulturës, e cila, siç thonë nga atje, ende nuk ka dalë me zgjidhje për problemin e lindur me vendimin që “NU Xhaz Orkestra” të zhvendoset në ndërtesën e Filarmonisë.

“Institucioni ynë në periudhën e kaluar vazhdon të jetë cak i dezinformatave në opinion, por edhe i pengesave nga ana e Ministrisë së Kulturës, e cila bllokoi edhe xhirollogarinë e vetë Filarmonisë, e cila në mënyrë direkte u bën presion shtesë punonjësve, si dhe ndaj punën e institucionit tonë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ata kërkojnë që të gjendet sa më parë zgjidhja e problemit, siç thonë ata, të tejkalohet nga kjo “situatë surreale në të cilën janë vendosur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit