E dhimbshme! Tan Gjyla nga Lushnja qëllon me çekan kafshën e gjorë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.05.2023, 09:44

Në Shqipëri vijon ende dhuna dhe keqtrajtimi ndaj kafshëve. Ndonëse një fenomen shqetësues në vendin tonë, deri tani asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket ligjit për dhunuesit e kafshëve. Së fundmi, një qytetar ka dërguar një video që ka parë në Tik Tok, aty ku një person dhunon me sende të forta një kalë.

Kafsha e gjorë qëllohet në kokë dhe më pas ajo dergjet në tokë dhe ngordh, pas dhunës barbare e makabre të personit dhunues.

Pamjet që të prekin në zemër të dhunës së kalit me një çekan nga personi që shihni në foto, i identifikuar si Tan Gjyla, nga Lushnja janë postuar nga vetë ai, në rrjetin e tij social Tik Tok. Pamjet janë vërtetë të rënda dhe dëshmojnë për keqtrajtimin e kafshës së gjorë. Tashmë u mbetet autoriteteve përkatëse të reagojnë për raste të tilla, pasi ky fenomen po kthehet në diçka të zakonshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit