E reja shqiptare dhunohet për vdekje nga ish-burri në Gjermani

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.05.2023, 07:50

Rreth orës 19:00 të së shtunës në mbrëmje, në sy të klientëve dhe motrës së saj, shqiptarja në Gjermani, humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga ish-burri.

Ngjarja ndodhi në Aachen të Gjermanisë. Autori, një 37-vjeçar, bashkëshorti i të ndjerës, që dyshohet se e vrau 28-vjeçaren nga Kosova, u dorëzua disa orë pas ngjarjes.

Viktima është identifikuar si Jetmira Beka, nënë e tre fëmijëve që kishte me ish-burrin shqiptar, i cili e vrau në mënyrë makabre.

Çifti nga Mitrovica sapo ishin ndarë, për shkak të dhunës që ish-burri kishte ushtruar ndaj 28-vjeçares.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit