Habib Rexha që vrau Arian Gosën dyshohet të jetë ndihmuar nga bashkëpunëtorë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.05.2023, 00:36

Habib Hoxha akuzohet se ka vrarë pasditen e së dielës 48-vjeçarin Arian Gosa në Kavajë.

31-vjeçari i cili vijon të jetë i shpallur në kërkim dyshohet se ka patur bashkëpunëtorë në planifikimin dhe kryerjen e vrasjes.

Dyshimet lidhen me faktin se ai ka vetëm një dorë dhe dikush mund ta ketë ndihmuar në mbushjen e krëhërit të pistoletës por edhe largimin nga vendngjarja duke humbur gjurmët.

Duke qenë i gjymtuar, dorën e djathtë ai nuk e kishte funksionale dhe këtu lind dyshimi se dikush e ka ndihmuar në mbushjen e krëhërit ose e ka blerë pistoletën e mbushur.

Ndërkohë që dyshohet se ai mund të jetë larguar drejt vendit të origjinës, Kukësit, por nuk përjashtohet mundësia të kaluar kufirin e gjelbër me Kosovën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit