Arrestohet shqiptari në Itali, dërgonte drogën në banesat e klientëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.05.2023, 17:03

Është arrestuar nga Policia në Massa Carrara, një 50-vjeçar shqiptar. Ky i fundit akuzohet se është pjesë e një organizate droge. Shqiptari vëzhgohej prej kohësh nga policia, pasi dyshohej se drejtonte një biznes të trafikut të drogës, veçanërisht kokainës.

Kur u arrestua, shqiptari po udhëtonte me një 'Fiat Panda' të marrë me qira, dhe po dërgonte drogën në banesat e klientëve të cilët i furnizonte me kokainë. Ai u kap teksa i jepte një dozë kokaine njërit prej blerësve tij.

Pas kontrollit të mjetit të shqiptarit, policia gjeti të fshehura në të, nëntë doza kokainë dhe 120 euro cash, të cilat konsideroheshin si të ardhura të veprimtarisë së paligjshme, teksa në kontrollin që iu bë në shtëpi u gjetën rreth 4 mijë euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit