Pas vdekjes së Jani Rustemit, familjarët e tij kanë protestuar sot para Ministrisë së Drejtësisë.
Të afërmit e të ndjerit që vdiq pasi u arrestua për vjedhjen e një tapeti, deklaruan për mediat se e policia ka dhunuar të riun dhe kërkojnë që të bëhet drejtësi.
I riu pasi u arrestua, u ndje keq dhe u dërgua në spital, aty ku dyshohet se për ta qetësuar iu dha mbidozë metadoni, teksa më pas humbi jetën.
“Kontrollova djalin dhe ka pasur dhëmbin e thyer dhe pjesën e veshit të nxirë. Në Spital nuk na lejonin ta shikojmë. Nuk e dimë se s’na lejonin ta shohim. Do të vazhdojmë protestat dhe do të kërkojmë të drejtën kudo. Policia nuk ka të drejtë të prekë një njeri me dorë. Çfarëdolloj krimi të kenë bërë. Askush s’ka të drejtë të dhunojë askënd”, thanë familjarët e të riut.