Po hynte ilegalisht nga Serbia në Kosovë, arrestohet 39 vjeçari që iu gjet një mitraloz

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2023, 18:53

Policia Kufitare e Kosovës, sot në Sharpelj-Jarinje, në brezin kufitar Kosovë-Serbi ka arrestuar një 39 vjeçar me iniciale M.J, pasi i është gjetur një armë automatike (mitraloz).

I dyshuari ishte duke drejtuar automjetin Golf karavan, ngjyrë e bardhë, me targa serbe, dhe dyshohet se udhëtonte në drejtim të Serbisë përmes rrugëve ilegale.

“Gjatë realizimit të kontrollit të automjetit, konkretisht në bagazh të automjetit, të dyshuarit i është gjetur një armë automatike (mitraloz)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës ka ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore, arma është konfiskuar dhe pas konsultimit me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda në procedurë të rregullt për ”Kalim të pa autorizuar të vijës kufitare” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit