17 motoçiklistë vijnë nga Zvicra në Kosovë, publikojnë pamje nga rrugëtimi i tyre

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2023, 17:35

17 motoçiklistë të klubit kombëtar shqiptar të motoçiklistëve “Shqiponjat”, kanë ardhur nga Zvicra në Kosovë.

Pas arritjes së tyre në Kosovë, motoçiklistët do të vizitojnë Prekazin, për të vazhduar më pas rrugëtimin e tyre drejt Shqipërisë.

Në faqen e tyre në Facebook, ata kanë shpërndarë disa fotografi dhe video gjatë rrugës për në Kosovë, derisa thonë se mikpritja e tyre në vendlindje ishte shumë e madhe.

“Motoçiklistët tanë mbërritën nëpër shtëpitë e tyre. Ndjenjë dhe kënaqësi që vështirë të përshkruhet me fjalë”, thuhet në një postim të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit