Pas disa ditëve në koma në spital, ndërroi jetë Jani Rustemi, 27-vjeç. Ky i fundit humbi jetën te shtunën pas qëndrimit ne koma për afro dy javësh, teksa para se të vdiste u arrestua për vjedhjen e një tapeti. Familjarët pretendojnë se të ndjerit i është dhënë metadon, ndaj dhe i riu ka ndërruar jetë.
Për këtë familja, ka paralajmëruar se do të protestojnë sot në 15:30 te Ministria e Drejtësisë. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e 27-vjeçarit. Viktima, ka lindur më 15.04.1995 dhe ishte e banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me dy fëmijë. Ai ishte arrestuar më 12.04.2023 për “Vjedhje” dhe me gjendje gjyqësore “i dënuar më parë”.