Policia në Prishtinë shqipton 13 gjoba dhe konfiskon 12 motoçikleta

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2023, 15:32

Policia e Rajonit të Prishtinës ka shqiptuar 13 gjoba dhe ka konfiskuar 12 motoçikleta, me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik.

Sipas njoftimit të policisë, Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave.

“Në kuadër të këtyre angazhimeve janë shqiptuar 13 gjoba dhe janë konfiskuar 12 motoçikleta”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit