Në Angli janë të bindur, shkëmbim i bujshëm pilotësh mes Ferrarit dhe Mercedesit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 22.05.2023, 13:11

Lewis Hamilton është pranë një kalimi të bujshëm te Ferrari në Formula 1. Ky është lajmi që vjen nga mediat angleze, me “Daily Mail”, që është e bindur në lidhje me këtë lëvizje. Aktualisht Hamilton është pjesë e Mercedes, por mes palëve nuk ka asnjë kontakt në lidhje rinovimin e kontratës.

Ferrari i ka ofruar Hamilton një kontratë prej 40 milionë paundësh Hamiltonit. “Kokëkuqja” beson se 7 herë kampioni i botës mund të rikthejë dhe njëherë titullin kampion në Itali dhe gjithashtu kërkon që britaniku të thyejë rekordin e Mikael Schumacher në ngjyrat e veta.

Kjo gjë do të sillte sakrifikimin e pilotit të parë të Ferrarit, Charles Leclerc. Monegasku është përfolur kohët e fundit se mund të largohet nga Ferrari këtë sezon dhe se gjithashtu ka nisur bisedimet me Mercedesin. Ky do të ishte një shkëmbim i mirë mes palëve, ku të dyja skuderitë do të merrnin atë që donin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit