Riparimi i rrugicave është një nga punët që bën më shumë kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi në këto projekte mund të vjedh më lehtë paratë. Është bërë e zakonshme që ai iu hedhe vetëm një shtresë asfalt të hollë rrugëve, ndërsa në kontratë shpenzon miliona, sikur punimet bëhen nga e para. Pas fondeve që derdhi për asfalt e elektoral, punime i shërbyen për propagandën zgjedhore, Veliaj po planifikon të tjera shpenzime për asfalt.
800 milionë lekë parashikohet të zbriten nga fondet e bashkisë për të arnuar dëmtimet në disa rrugica të Tiranës. Këto projekte të paracaktuara janë publikuar ditën e sotme në Agjencinë e Prokurimeve Publike.
Tenderi i parë është për riparimin e rrugës “Pal Hasi”. Veliaj parashikon që tenderi për këtë projekt të zhvillohet në muajin nëntor, fiks në kohën kur nisin shirat. Ndërkohë ajo që bie tjetër në sy është vlera 138 milionë lekë që do të shpenzohet për këtë tender, kur në hartë duket qartë që do të sistemohet asfalti i një rrugice lagjeje në Tiranës.
E njëjta vlerë do të shpenzohet edhe për rrugicën “Naim Frashëri”. Ku gjithashtu punimet priten të fillojnë nga fundi i viti.
Mbi 130 milionë planifikon të shpenzojë Veliaj edhe për një rrugicë tek Kodra e Diellit. Kur në fakt para zgjedhjeve për këtë lagje shpenzoi 2.2 miliardë lekë me objektin sistemim i lagjes. Në këtë projekt përfshihej edhe rregullimi i rrugëve, por me sa duket nuk i paskan mjaftuar fondet fituesit.
Ndërkohë vlerën më të lartë pritet ta rrëmbej rruga “Njazi Meka”. Është rrugica që shohim në hartën më poshtë.
Sikur duket nga pamjet edhe kjo rrugë është e asfaltuar dhe ka nevojë për sistemi. Shërbim i cili nuk ka nevojë për 150 milionë lekë sa pret të shpenzojë Bashkia Tiranë.
Tre rrugica të tjera që planifikon Veliaj të riparojë janë “Preng Bibe Doda”, rruga “Shinasi Dragoti’ dhe rruga “Petrit Gaçe”, për të cilat Veliaj do të hedh 239 milionë lekë asfalt.
Këto mal me para po hidhen pas shpenzime të shfrenuara që bëri Bashkia Tiranë gjatë fushatës elektorale. Ishin gjithsej 104 procedura tenderuese të përfunduara nga bashkia e drejtuar prej Erion Veliaj për asfaltim, rehabilitim, rikonstruksion dhe rikualifikim të rrugëve e rrugicave në Tiranë.
Thuajse të gjithë kontratat për asfalt elektoral kishin afat njëmujor që të përfundonin përpara 14 majit 2023, dita kur shqiptarët dhanë votën e tyre për të zgjedhur drejtuesit vendorë. Të gjitha procedurat e asfaltit elektoral në Tiranë përllogariten në rreth 35 miliardë lekë. Nuk është çudit tashmë që Veliaj t’u ketë përcaktuar dhe fituesin këtyre tenderëve.