Habib Rexha ekzekutoi Arian Gosën, mori hak për vrasjen e vëllait të tij

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.05.2023, 09:11

I riu në foto është 31-vjeçari Habib Rexha. Ky i fundit, ditën e djeshme vrau në sy të babait të tij Arian Gosën në Kavajë. Rexha mori hak, pasi dy muaj më parë, vëllai i Gosës dhe vëllai i tij u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe të dy mbetën të vrarë.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti verbal dhe më pas fizik për motive të dobëta, konkretisht për shkakun se përse kishin parë njëri-tjetrin. Dje, Rexha me një pistoletë shkoi në lokalin ku Ariani po pinte kafe me babain e tij dhe e qëlloi me pistoletë në kokë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë.

Autori është shpallur në kërkim nga policia, e cila ofron 10.000€ shpërblim për atë që jep informacion për Rexhën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit