Tentim vrasja nga vetura në Ferizaj: Vetëdorëzohet në polici i dyshuari

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2023, 09:34

Ditë më parë u raportua për një tentim vrasje në qytetin e Ferizajit, ku disa persona deri sa po lëviznin me veturën e tyre, janë qëlluar me armë zjarri nga një veturë tjetër.

E njësitet e policisë i u ishin vënë pas ‘atentatorit’, por ai sot ka zgjedhur të vetëdorëzohet së bashku me armën që ka përdorë.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar ngë mbajtje.

Njoftimi i plotë:

“VRASJE NË TENTATIVË Rr. Reçakut, Ferizaj 20.05.2023 – 02:05. Lidhur me rastin me datën 22.05.2023 në stacion policor është vet-dorëzuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit