Habib Rexha është autori i vrasjes së ndodhur pasditen e sotme në Kavajë.
31-vjeçari me origjinë nga Kukësi është vëllai i Altin Rexhës që u vra nga Armando Gosa më 29 mars të këtij viti.
Dyshimet se janë se vrasja e Arjan Gosës pasditen e sotme në një lokal në Kavajë ka ndodhur për motive hakmarrje pasi 48-vjeçari ishte vëllai i Armando Gosës i vrarë gjithashtu më 29 mars.
Habib Rexha pasi ka vrarë me një plumb në kokë Gosën është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë.
Edhe pse kanë kaluar 5 orë nga kjo ngjarje, policia ende nuk ka gjetur autorin. Ajo kërkon ndihmën e qytetarëve në këmbim në 10.000 eurove.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë.
Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G.
Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.