E reja denocon: Burri më shan dhe dhunon, kemi një fëmijë 1-vjeç por s’e denoncoj dot nga frika

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.05.2023, 22:32

Një denoncim i rëndë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Një 25-vjeçare, prej 2-3 mujash përballet me dhunën e vazhdueshme fizike dhe psikologjike të bashkëshortit.

E reja, nënë e një fëmije 1-vjeçar jeton në Mantova të Italisë dhe bashkëshorti i punon si bojaxhi ndërsa ajo kujdeset vetëm për fëmijën.

25-vjeçarja ka treguar për JOQ ALBANIA se bashkëshorti e ofendon dhe dhunon për arsye banale ndërsa shpeshherë i përmend edhe çështjen ekonomike. Çdo gjë që ajo bën, bashkëshortit të saj nuk i pëlqen dhe nis ta ofendojë atë dhe familjen e saj me fjalë ofenduese.

Më tej e reja ka treguar se familjarët e saj janë në dijeni të kësaj situate problematike me bashkëshortin por nuk pranojnë që ajo të ndahet pasi iu druhen fjalëve të tjerëve. 25-vjeçarja është shumë e frikësuar për fëmijën dhe jetën e saj pasi nuk punon dhe thotë se nuk ka asnjë mbështetje financiare.

Në një rast që ajo ka tentuar të largohet nga shtëpia, bashkëshorti e ka ndaluar dhe dhunuar duke e kafshuar.

Ajo nuk e ka denoncuar bashkëshortin pasi ka frikë për fëmijën e porsalindur, pasi vetë nuk punon dhe nuk i siguron dot të ardhura.

E reja kërkon ndihmë nga të tjerët pasi nuk e di çfarë të bëjë.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje Joq, Ju lutem me boni me Anonim. Doja qe te me ndihmoni. Jam 25 vjece kam nje femji 1 vjec jam e martuar Doja te ju kerkoja nje ndihme , burri me dhunon per gjene me te vogel, me ofendon per dite me fjale me te ndyra. Cdo gje qe te them te bej ai eshte perher me nerva. Une nuk punoj , mbaj femjin ne shpi. Ai me permend vazhdimisht qe skam asgje ekonomikisht . Me ka dhunuar shpesh sepse i kam kerkuar te me japi leke pakten per femijen ti blej dicka. Eshte bere nje situate e pa durueshem. Ka filluar te bej veprime jo normale, doja me ik nga shpia me femjin me ka gjemuar ne shpin biles me ka marr celsat nga duart duke me kafshuar nuk e di eshte bere dicka jo normale. Nuk e di cfar te bej kush mund te me ndihmoj. Nuk dua qe te vuaj femjia im nga kjo situate. Familja ime me thote qe te ndaj, pastaj kan frike paragjykimet e me thojn te rri per femijen . Dhe sme japin asnje dore ju lutem me ndihmoni si mund te veproj

Skam bere denoncim se kam frik, une kam 1 femij dhe kam frik per femjin. Jetoj ne Itali dhe nuk di cfar te bej eshte perdit nje Dhune, kam frik per femjin se un skam as pune. Femija eshte 1 vjec.

Kjo situate ka qen gjithmone pak a shum kshu por kohet e fundit 2-3 muji esht ber shum keq, Nuk e di cfar te bej, kam frik sepse skam pun asgje

Burri eshte bojaxhi ne jetojme ne Itali ne Mantova. Familjaret e dine situaten, ne fillim me kan then te ndahem pastaj nuk duan se kam femji me te. Nuk e di vertet ca te boj

Arsyet e dhunes se burrit jane banale nuk ka arsye, shperthen, shan mua te dhe gjithe familjaret e mi, Cdo gje bejm nji muhabet. Edhe dicka qe mund te shprehem gabim o si nk don ai. Eshte perher me ofendimet mrapa

Njerezit e mi nuk me kuptojn mo jam ankuar shpesh ke ato por pastaj kam vazhuar prap me nejt me burrin. E nuk duan tja din mo me pak fjal. Skam asgje, as pune asgje

Kam frik qe mos me bejn dicka ne lidhje me femjin sepse nuk kam pune, prandaj nuk shkoj ne polici. Per cdo gje me dhunon e kam regjistruar kam audio cdo gje. Kam frik sdi ca te bej , sdi si te veproj sepse nuk dua as qe te vuj femija qe sa ka lind femjia esht ber shum keq , nuk kam te drejt per asgje. As ekonomikisht fare asgje. Sdi ca mund te bej , dua te kem siguri qe femis tim nk i bejn gje Edhe se nk kam pun e asgje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit